Nga Gazeta Si- Mendoni se COVID është një gjë e së kaluarës? Mendojeni përsëri.
Pas një rritjeje verore të virusit dhe me afrimin e sezonit të ftohtë, vëmendja është kthyer te sëmundja, duke nxitur pyetje se çfarë të bëni nëse rezultoni pozitiv dhe si të mbroheni.
Ja çfarë duhet të dini për vjeshtën 2024:
Muajin e kaluar, Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA, miratoi vaksinat e përditësuara të COVID-19 nga Pfizer dhe Moderna për sezonin e vjeshtës 2024.
Një tjetër vaksinë e përditësuar nga Novavax pritet gjithashtu të marrë autorizimin e FDA-së këtë vit.
Kush duhet të marrë vaksinën e përditësuar të COVID?
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve po rekomandojnë që të gjithë fëmijët e moshës 6 muajsh e lart të marrin një vaksinë të përditësuar 2024-2025 COVID-19 për të mbrojtur kundër një rritjeje tjetër të pritshme të virusit këtë vjeshtë dhe dimër.
Për shumicën e njerëzve, CDC rekomandon marrjen e vaksinës kundër gripit në shtator ose tetor të çdo viti, e cila mund të jepet në të njëjtën kohë me vaksinat e COVID-19.
Udhëzimet për COVID 2024
Në mars, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftuan se nuk po u kërkonte më qytetarëve të qëndronin në shtëpi për pesë ditë pas testimit pozitiv por agjencia dha rekomandime të përditësuara për parandalimin e përhapjes së infeksionit për COVID dhe viruse të tjera të frymëmarrjes.
Për të sëmurët, CDC tani sugjeron:
Qëndrimi në shtëpi derisa ethet e tyre të zhduken për të paktën 24 orë pa u mbështetur në medikamente për uljen e temperaturës.
Maska për pesë ditë pasi nuk qëndrojnë më në shtëpi
Distancimi nga të tjerët
Përmirësimi i ventilimit rreth të tjerëve
“Masat paraprake të shtuara janë veçanërisht të rëndësishme për të mbrojtur ata që janë më të rrezikuar nga sëmundje të rënda, duke përfshirë ata mbi 65 vjeç dhe njerëzit me sistem imunitar të dobësuar”, shkruan CDC.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.