Para

S’ka më bebe! Qeverisë i mbetet stok fondi për bonusin e lindjes

Nga Gazeta ‘SI’ – Kriza demografike e Shqipërisë po pasqyrohet tashmë edhe në nismat e mbështetjes sociale.

Shifrat e fundit nga ministria e Financave tregojnë se qeveria nuk ka shpenzuar dot shumën e planifikuar si bonus bebesh për 7-mujorin e parë të vitit, program që u nis pikërisht për të stimuluar lindjet.

Nga janari në korrik 2024, për bebet e lindura janë dhënë 1.1 mld lekë nga 1.7 mld që u dhanë një vit më parë për të njëjtin afat. Krahasuar me planin, vlera është 400 mln lekë më pak.

Paralelisht, INSTAT tregon se gjatë tremujorit të parë të këtij viti, lindshmëria ka rënë me 6.8%, ndërsa gatë tremujorit të dytë me 3.4%. Në total gjatë kësaj periudhe, në vend janë regjistruar 5.269 lindje.

Ndikim në rënien e vlerës mund të ketë dhënë dhe vendimi për të hequr emigrantët nga lista e përfituesve, por planet e parashikimit janë kryer duke e marrë parasysh këtë vendim.

Bonusi i lindjes u vendos në vitin 2019 dhe nis me 40 mijë lekë për lindjen e foshnjës së parë; 80 mijë lekë për lindjen e foshnjës së dytë; në masën 120 mijë lekë për lindjen e bebes së tretë.

Për prindërit që sjellin në jetë binjakë, përfitimi është masën 80 mijë lekë për secilën foshnjë dhe për prindërit që sjellin në jetë më shumë se dy bebe të lindura njëherësh masa e përfitimit është 120 mijë lekë për secilin.. Përgjatë këtij viti fondi total është parashikuar 2.2 miliardë lekë, ndërsa në 2023-shin, tejkaloi nivelin prej 3.3 miliardë lekësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë