Ka ndodhur

Zbathur dhe me armë me vete, arrestohet i forti i Niklës. Marklen Haka i përfshirë në disa ngjarje të rënda

Policia ka arrestuar të shumëkërkuarin Marklen Haka alias Aliu, i cili dyshohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe i përfshirë në disa ngjarje të rënda.

Lajmi për arrestimin e tij u njoftua në rrjetet sociale nga Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha. Sipas tij  ai u arrestua pas një operacioni profesional të Forcave Speciale RENEA, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga Policia e Tiranës.

“Një ndër personazhet më kryesore të botës së krimit u kap në Nikël të Krujës, me armë zjarri, e bashkë me të po shoqërohen edhe disa persona të tjerë”, tha ministri i Brendshëm.

“Përpjekja për t'ju shmangur përballjes me drejtësinë po merr e do të marrë çdo ditë e më shumë përgjigjen e duhur nga uniformat blu dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese. Ky është momenti për të përgëzuar dhe shprehur respekt, për forcat e angazhuara në operacionin me shkallë të lartë rrezikshmërie:, deklaroi ministri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë