Politike

Ambasadori i ri britanik në Tiranë, Abbott: Jam këtu për partneritet të vërtetë

Ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Tiranë është Nicholas Abbot. Në mesazhin e tij të parë,  Abbott flet për një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Ne kemi një themel të fortë, kësisoj le të ndërtojmë diçka të jashtëzakonshme se bashku. Ide më të mëdha, lidhje më të forta, të ardhme më të ndritur. Një partneritet i vërtet. Ky është misioni ynë dhe jam I nderuar që do ta drejtoj këtë” është shprehur ai në një mesazh që ka ndarë në rrjetet sociale. Ndërkohë në Shtator do të festohet edhe Java Britanike që sipas ambasadorit është një mundësi e mirë për të përjetuar diçka nga kultura britanike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë