Nga Gazeta Si- Dy sportistët që garuan në Lojërat Olimpike nën flamurin shqiptar, Chermen Valiev dhe islam Dudaev u nderuan ditën e sotme për arritjet e tyre, secili fitues i një medalje të bronztë.
Në ceremoninë e Mirënjohjes ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama i cili tha se vendi ynë, nga një vend që braktisej nga bijtë e vet, sot adopton fëmijë nga shtetet e huaja.
“Nderojmë dy sportistë që nuk kanë lindur në Shqipëri por kanë zgjedhur Shqipërinë për të vazhduar të ushtrojnë pasionin e tyre dhe për të synuar majat më të larta të botës në disiplinën e tyre. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse Shqipëria nga një vend që braktisej nga bijtë e vet sepse nuk i garantonte dot as ushqimin dhe humbiste potenciale që ktheheshin në medalje ari në vende fqinje, është kthyer në vend që adopton fëmijë që vijnë nga vende të tjera”, tha Rama.
Ai gjithashtu përmendi edhe të gjithë personat që përmendën faktin se janë medalje që u fituan nga dy sportistë të ardhur nga jashtë.
Rama i quan kritikët “hudhra”, duke shtuar se sa herë që vendi ynë ka sukses, nuk mungon hudhra për të mos marre në sysh.
“Sa herë Shqipëria ka sukses, nuk mungon hudhra për të mos marrë në sysh sepse dalin shqiptarë që gjithmonë kanë diçka për të thënë keq. Duhet adresuar çështja e këtyre hudhrave sepse ka të bëjë me informacionin. Sipas tyre nuk kishim pse të gëzoheshim për këto medalje, sepse nuk ishin tonat, por që erdhën si rezultat i dy djemve të ardhur nga larg që erdhën rastësisht në Shqipëri. Që në Lojërat Evropiane tek ato Mesdhetare, nga 2021 në 2024, Shqipëria ka marrë 538 medalje. Janë medalje të nivele të ndryshme. Janë medalje të një lëvizje sportive në Shqipëri”, tha Rama.
Rama premtoi publikisht mbështetjen financiare dhe ligjore në vijim për të mbështetur zgjerimin e sporteve në të gjitha disiplinat, pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të sportistëve të huaj, por duke shtuar se “ne nuk kemi buxhetin që kërkon Fidel Ylli dhe as atë që kanë SHBA-të”.
Në fund Rama u dha medalistëve edhe nga një certifikatë financiare vërtetësie për shpërblimin që u garantohej me ligj, 50 millionë lekë nga vendimi i Qeverisë, duke u sqaruar se kjo certifikatë jepet për të vërtetuar ligjshmërinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.