Nga Gazeta Si- Pas përfundimit të merkatos së verës, FIFA ka publikuar raportin me shifrat zyrtare të transferimeve nga klubet në të gjithë botën.
Në gjysmën e parë të vitit 2024, në futbollin e meshkujve janë shpenzuar një total prej më shumë se 6.4 miliardë dollarësh, një rekord shpenzimesh, apo e thënë ndryshe shuma e dytë më e lartë ndonjëherë në historinë e transferimeve.
Mbi 10,900 transferime ndërkombëtare janë regjistruar në futbollin profesionist për meshkuj në mbarë botën, një rekord i të gjitha kohërave. Klubet angleze edhe këtë vit kryesuan si gjithmonë duke shpenzuar më shumë se 1.6 miliardë dollarë. Numri më i madh i transfertave të ardhura u krye nga klubet nga Anglia, të ndjekura nga klubet në Brazil dhe Portugali.
Rekord regjistroi dhe futbolli i femrave që në këtë vit janë shpenzuar 6.8 milionë dollarë për transferimet ndërkombëtare, më shumë se dyfishi i shumës së shpenzuar në merkaton e dimrit. Përveç kësaj, më shumë se 1,100 transferime ndërkombëtare u regjistruan në futbollin profesionist të femrave në mbarë botën, 30 % më shumë se në vitin 2023.
Në janar 2025, FIFA do të publikojë një analizë të thelluar të karakteristikave të transfertave ndërkombëtare të kryera gjatë vitit kalendarik 2024.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.