Politike

Hetimi për koncesionet në shëndetësi nis me konsensus, PS e PD miratojnë listën e dëshmitarëve

Komisioni Hetimor për shëndetësinë rinisi punën me konsensus në fillim të sesionit të ri parlamentar.

Pa asnjë votë kundër PD e PS miratuan listën e dëshmitarëve, që pritet të pyeten javën e ardhshme.

Që nga ish-drejtorët e QSUT, drejtuesja aktuale dhe drejtuesit dhe ish-drejtuesit e spitaleve rajonale do të merren në pyetje nga anëtarët e komisionit.

Përveç konsensusit në këtë pikë të rendit të ditës, si nga mazhoranca dhe opozita u kërkua që dhe raporti përfundimtar të jetë i unifikuar pasi sipas tyre qytetarët kanë nevojë të dinë se ku kanë shkuar qindra miliona Euro dhe çfarë shërbimesh janë kryer nga koncesionarët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë