Nga Gazeta Si- Me fillimin e sesionit të ri parlamentar, PD-ja pritet të mbledhë strukturat partiake. Të mërkurën PD-ja do të mbledhë kryesinë me fokus aksionin e ardhshëm opozitar
Ndërkohë, të premten mblidhen anëtarët e Këshillit Kombëtar.
Gazment Bardhi nuk tha asgjë mbi aksionin opozitar (që do të ndiqej) të hënën me fillimin e sesionit të ri parlamentar.
Bardhi u fokusua tek zhvillimet parlamentare ku foli më shumë për atë që është bërë sesa çfarë do të bëhet ndërsa tërhoqi vëmendjen fraza se me PS-në PD-ja nuk ishte armike.
Në të njëjtën ditë, i pyetur nga media pas mbledhjes së grupit, se a do të ndiqte PD-ja rrugën e protestave, Bardhi u përgjigj me habi duke e shkëputur qëndrimin se për protesta vendosnin strukturat dhe jo deputetët, edhe pse askush aty nga media nuk e kujtoi se ai është edhe nënkryetar i partisë krahas detyrës si kryetar grupi
Tjetër diskurs politik përdor kryetari i partisë Sali Berisha.
Në të njëjtën ditë ‘sheqerosje’ në Kuvend, Berisha hodhi kripën kur tha në mbrëmje nga ballkoni i shtëpisë ku qëndron në arrest shtëpie se beteja me PS-në këtë vit elektoral do të jetë ‘dhëmb për dhëmb’ duke u përqendruar tek sfida kryesore që duhet të ndjekë PD-ja; krijimi i një qeverie teknike pa Ramën Kryeministër
Berisha kërkoi që demokratët të trokisnin derë më derë me moton se duhet të ngrihemi në këmbë përballë situatës në të cilën ndodhet vendi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.