Ekonomi

Besimi në ekonomi u rrit gjatë gushtit por bizneset e shërbimit raportojnë kërkesë të ulët

Nga Gazeta ‘SI’ – Treguesi i besimit në ekonomi u rrit me 1 pikë gjatë gushtit, duke pasqyruar optimizmin e sektorëve të biznesit, përveç atij të shërbimeve.

Edhe pse në mes të sezonit turistik, besimi i bizneseve të shërbimit ra me 5 pikë përqindje gjatë gushtit, për shkak të kërkesës së ulët. Këto biznese parashikojnë rritje të çmimeve në të ardhmen.

Besimi konsumator pati rritje të lehtë gjatë gushtit, me 1.3 p.p. konsumatorët presin përmirësim të situatës financiare.

Treguesi i besimit të industrisë u rrit me 3.4 p.p, ndikuar nga vlerësimet për rritje të kërkesës dhe çmimeve. Ndërkohë, bizneset presin që prodhimi industrial dhe punësimi në të ardhmen të kenë një rënie të lehtë.

Besimi në ndërtim u rrit me 2 p.p, pasi ndërtuesit vlerësojnë pozitivisht aktivitetin aktual, ndonëse kërkesa ishte në rënie. Çmimet po ashtu, vlerësohen në rënie.

Treguesi i besimit në tregti pati rritjen më të fortë gjatë gushtit, me 6 p.p, i ndikuar kryesisht nga vlerësimet pozitive mbi ecurinë aktuale të biznesit dhe pritjet për punësimin. Bizneset e sektorit presin rritje të ecurisë së biznesit edhe në të ardhmen e afërt. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë vlerësuar në rritje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë