Nga Gazeta ‘Si’-Në kuadër të operacionit “Territor i pastër”, policia ka gjetur dhe asgjësuar 3459 bimë kanabis. Lënda narkotike është gjetur në Malësi të Madhe dhe në territoret e njësive administrative Pult, Shosh, Postribë dhe Shllak.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve në fshatin Kasnec, në oborrin e një banese janë gjetur dhe sekuestruar 8. 265 kg lëndë e thatë e dyshuar narkotike kanabis sattiva në formë boçeje.
Për këtë lëndë narkotike, janë identifikuar autorët, babë e bir, dhe janë shpallur në kërkim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.