Gazeta Si – Pesë persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht në Durrës, pasi dyshohet se kërcënuan me SMS, për shkak të detyrës, presidentin e FSHF-së, Armand Duka.
Sipas policisë, një prej të arrestuarve është, Nazmi Selmani, president i klubit të futbollit, Iliria të Fushë Krujës.
Dyshohet se Nazmi Selmani, biznesmeni dhe presidenti i klubit “Iliria” të Fushë Krujës, është konfliktuar me Dukën për një vendimmarrje të tij. Të arrestuarit e proceduarit e tjerë janë djemtë dhe të afërm të Selmanit.
Mësohet se në pranga janë vënë, Redian Loci, Petrit Selmani, Brajan Selmani, Santiago Selmani dhe Nazmi Selmani, të gjithë banues në Krujë,
Ndërsa, të proceduar penalisht janë R.L. 30 vjeç, P.S, 26 vjeç, B.S, 20 vjeç, S.S, 22 vjeç, dhe N.S, 57 vjeç, të gjithë banues në Krujë.
Si dhe u proceduan në gjendje të lirë, A.S, 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç. Siç bëhet e ditur, pesë personat u vunë në pranga pasi një ditë më parë kanë kërcënuar me anë të një mesazhi, kreun e FSHF-së, Duka, dhe më pas rreth orës, 22:30 i kanë shkuar te banesa dhe kanë tentuar ta kërcënojnë.
“Arrestimi dhe procedimi i tyre u bë pasi: Më datë 30.08.2024, rreth orës 21:30, kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik për shkak të detyrës shtetasin A.D, 62 vjeç, banues ne Durrës dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa, me qëllim kërcënimin e tij. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë organizuan punën, duke lokalizuar, kapur dhe shoqëruar në Komisariat personat e dyshuar”, – njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.