Ka ndodhur

Aksident në Itali / Humb jetën 22-vjeçarja, plagoset i biri, babai shqiptar del pozitiv për alkool e drogë

Gazeta Si – Makina e drejtuar nga një shqiptar në Itali, i identifikuar si Ali Hoxha, është përmbysur me sa duket për shkak të drejtimit të pakujdesshëm të 22-vjeçarit, i cili rezultoi pozitiv në analizat e mëpasshme për zbulimin e pranisë së alkoolit dhe drogës në gjak.

Aksidenti rrugor që ndodhi natën mes të premtes dhe të shtunës në Latina, pranë Romës, i mori jetën 24-vjeçares, Mariagrazia Bedin.

I plagosur rëndë ka mbetur edhe djali disa muajsh i çiftit, i cili është shtruar në një spital të kryeqytetit Italian, si dhe motra e shqiptarit, e cila është në gjendje kritike për jetën.

Edhe 22-vjeçari shqiptar ka mbetur I plagosur dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve në spitalin Dono Svizzero në Formia (Latina), së bashku me motrën e tij.

Sipas mediave italiane, atij i është komunikuar në spital arrestimi me urdhër të prokurorit, i cili po kryen hetimet për të rindërtuar dinamikën e saktë të aksidentit.

Pavarësisht përpjekjeve për shpëtim, mjekët nuk mund të bënin asgjë për vajzën 24-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Sant’Anastasia, pas mesnate, kur “Golfi” i drejtuar nga i riu, është përmbysur për shkak të shpejtësisë së tepërt.

Makina u përmbys disa herë, duke shkaktuar përplasjen fatale të nënës së re – e cila vdiq në çast – dhe i shkaktoi disa trauma të porsalindurit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë