Nga Gazeta ‘SI’ – Në tremujorin e dytë të vitit 2024, u miratuan 354 leje ndërtimi me një sipërfaqe 844.137 m2. Sipas të dhënave të INSTAT, numri i lejeve është 30% më i ulët se një vit më parë, por sipërfaqja 30% më e madhe se e njëjta periudhë.
Krahasuar me tremujorin e parë 2024, të dy treguesit janë me rritje. 254 nga këto leje janë për ndërtesa banimi dhe 10 për hotele.
Vlera e përafërt e këtyre lejeve përllogaritet 33.7 mld lekë, me rritje 9 mld lekë nga një vit më parë. 71% e vlerës do të shkojë për ndërtimet rezidenciale.
Të ndara sipas qyteteve, Tirana vazhdon të jetë e para me 137 leje të miratuara nga prilli në qershor, ndjekur nga Durrësi me 86 leje, përkatësisht me sipërfaqe 666.672 m2 dhe 66.000 m2. Në gjashtëmujor, për Tiranën janë miratuar 246 leje ndërtimi dhe për Durrësin 164.
Në total, nga janari në qershor 2024, në Shqipëri janë miratuar 665 leje ndërtimi dhe është dhënë për shfrytëzim 1.2 mln metër2.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.