Ekonomi

Shqipëria, ekonomia e Europës më e varur nga ndërtimi

Nga Gazeta 'SI' - Shqipëria renditet si ekonomia me varësinë më të madhe ndaj ndërtimit në Europë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2023, shpenzimet nominale të ndërtimit në raport me PBB-në në Shqipëri ishin 19.1%, nga 18.8% në 2022-shin. Mesatarja e BE-ës është 11%.

Pas Shqipërisë vjen Rumania, me 17.9% dhe Suedia me 15.7%.

Vendet e rajonit janë shumë larg shifrave të Shqipërisë, me RMV-në 13.3%, Bosnjë 12.6%, Mali i Zi 11.4% dhe në fund Serbia me 9.6%.

E fundit në Europë është Greqia, shpenzimet nominale të së cilës për ndërtimin ishin vetëm 4.9% e PBB-së.

Të dhënat e sapopublikuara nga INSTAT treguan se ndërtimi është ‘guri’ kryesor i ekonomisë së vendit tonë, duke u rritur me 14% në tre muajt e parë të 2024-s.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë