Nga Gazeta Si – Gazmir Hoti, 41 vjeç, u deportua në Shqipëri të martën. Babai i dy vajzave, që jeton në Surgeres, Francë dhe punon në ‘La Rochelle’ u arrestua në mëngjes në shtëpinë e tij dhe më pas u kthye në Shqipëri. Ky depërtim ka mobilizuar shoqata dhe komunitetin, duke bërë që dhe prefekti të sqarojë situatën e të ‘japë shpjegime’.
Është hera e dytë që e largojnë në dy vite. Baba i dy vajzave të mitura 4 dhe 6 vjeçe, Hoti ishte larguar nga vendi pas kërcënimit nga ish-kunati.
Dëbimi i dytë në dy vjet
Në Francë që nga viti 2015, ai rindërtoi jetën e tij dhe takoi partneren e tij aktuale, gjithashtu shqiptare, e cila shkoi në Francë me dy fëmijët e saj nga një lidhje e mëparshme. Më pas ata kishin dy vajza së bashku, tani 4 dhe 6 vjeç. I vendosur nën OQTF, një detyrim për të lënë territorin francez, Gazmiri u deportua për herë të parë në vitin 2022, përpara se të kthehej në Francë disa ditë më vonë.
“Në muajt në vijim u bënë dy tentativa të tjera për dëbim, por në të dyja rastet ai “u rebelua” në avionin që duhej ta kthente në Shqipëri dhe në fund nuk u largua. Prefektura saktëson gjithashtu se ai është dënuar në vitin 2023 me 500 euro gjobë nga gjykata gjyqësore e Bordosë për “pengim të largimit”. Këtë herë ai u deportua në vendin e tij, ku fshihet në kryeqytet nga frika e sigurisë së tij”, sqaron shoqata për mbrojtjen e emigrantëve Solidarité, e cila është në kontakt me të.
“Jemi të traumatizuar nga situata”
Media franceze “France Blue” shkruan se familjarët e Hotit janë të traumatizuar.
Ndërsa u takuan afër restorantit ku ai punonte, familjarët tregojnë për gazetarët se ai ka kaluar një kalvar vuajtjesh, edhe pse punon dhe jeton si një qytetar i thjeshtë në Francë.
“Nuk ndihemi mirë, jemi të traumatizuar nga situata. Po vuajmë për asgjë, punojmë të dy, është shumë e vështirë, nuk i shoh dot fëmijët të qajnë”, thotë gruaja e tij ndërkohë që vajza ka një thirrje për prefektin e zonës. Ajo ka vizatuar familjen e saj, duke shkruar “Dua që babi të kthehet, nuk mund të fle pa të”.
Ka trishtim, por edhe zemërim për Eric Joyaux, anëtar i shoqatës së emigrantëve Solidarité.
“Është një humbje e pabesueshme, do të kishte çdo arsye për të vepruar në mënyrë koherente sepse nuk mund t’i ndalojmë njerëzit të ikin nga vendi i tyre për të shpëtuar jetën e tyre, është e pamundur. Jam i revoltuar, e di që është një problem politik. Shteti dhe Ministria e Brendshme duhet të japin shpjegime dhe shifra”.
Nga ana e tij, Patrice Modolo thotë se është “i tmerruar”. Ai është pronar i restorantit La Marie Galante, ku Gazmir punon prej muajit prill.
“Ai është integruar në një mënyrë të pabesueshme dhe është bërë një vëlla i madh për punonjësit e mi të rinj, do të kisha dashur ta kisha njohur më parë, sepse ai është vërtet shumë interesant.”
I kontaktuar nga “France Bleu La Rochelle”, prefekti i Charente-Maritime shpjegoi situatën e pazakontë.
“Kërkesat e tij për azil u refuzuan, jo nga prefektura, por nga OFPRA, zyra franceze për mbrojtjen e refugjatëve dhe personave pa shtetësi”, thotë Brice Blondel.
Prefekti megjithatë dëshiron të sqarojë se:
“Kjo nuk do të thotë se nuk e kuptojmë situatën e tij, por unë insistoj në një pikë: nëse ky zotëri i ka të gjitha mekanizmat për integrim në këtë vend meqë flet gjuhën dhe ka një punë, ai duhet të aplikojë për vizë për t’u kthyer si punonjës. Emigracioni i ligjshëm ekziston, kërkon energji dhe kohë, por ekziston. Është ligji dhe duhet zbatuar”.
Prefekti kujton se në Charente-Maritime bëhen 50 “dëbime në vit” dhe se njëkohësisht jepen 5000 leje qëndrimi.
Burimi: France Blue. Përshtati: Gazeta Si.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.