Ka ndodhur

Lojëra fati në lokalin me qira, dy të arrestuar në Laç

Gazeta Si- Një 35-vjeçar është arrestuar në Laç, pasi organizonte lojëra fati në lokal në mënyrë të paligjshme.

Sipas policisë, 35-vjeçari E.M., e kishte marrë lokalin me qira, brenda të cilit u gjetën 8 makineta, 18 kompjuterë dhe celularë që përdoreshin për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në pranga ka rënë edhe një 31-vjeçar Xh.V., që u kap në flagrancë duke luajtur lojëra fati, në këtë ambient. Ndërsa nën hetim është vënë pronari i lokalit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë