Tre të rinj, Emanuel Kapaj, 29-vje 29-vjeç, Silvester Kapaj 23-vjeç, dhe Eremis Volaj 20-vjeç, janë arrestuar në Malësi e Madhe pasi janë kapur duke kultivuar kanabis në një zonë malore në fshatin Fushë-Zezë.
Dyshohet se tre të rinjtë, dy prej tyre vëllezër, kanë bashkëpunuar për të kultivuar 561 bimë narkotike, në fshatin Fushë Zezë. Kanabisi është asgjësuar nga Policia, ditën e djeshme, me anë të djegies.
Siç shihet nga pamjet, bimët narkotike janë mbjellë në një zonë pyjore publike me qëllim shmangien e zbulimit nga forcat e policisë.
Tre të rinjtë janë kapur gjatë operacionit në aksin rrugor Tamarë-Shkodër duke qarkulluar me dy automjete. Ndërsa dy makinat e përdorura nga autorët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë bashkëpunuar për të kultivuar 561 bimë narkotike në tokë publike, në fshatin Fushë Zezë, të cilat janë asgjësuar nga Policia, ditën e djeshme, me anë të djegies”, njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.