Gazeta Si – Një 35-vjeçar gjerman është ekstraduar drejt Gjermanisë 2 muaj pasi u kap në pikën kufitare të Morinës në Kukës.
Sipas policisë, Zeki Oz u shpall në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet për plagosje dhe vjedhje në një vendparkim automjetesh në Heiningen.
Dyshohet se në vitin 2019, 35-vjeçari, në vendparkimin e automjeteve, ka goditur një shtetas, me grushte dhe me send të fortë, si dhe i ka vjedhur atij çantën me sende personale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.