Politike

Shqipëri-BE, Hasani: Konferenca e dytë ndërqeveritare, javët e ardhshme

Nga Gazeta 'Si'-Shqipëria është gati për konferencën e dytë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian dhe kjo pritet që të zhvillohet në vjeshtë. Kështu u shpreh ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në një konferencë për shtyp.

“Jemi gati. Kemi qenë gati prej një viti. Grup-kapitulli i parë ka përfunduar dhe thjesht pret këtë mekanizëm për t’u cilësuar i hapur. Jemi gati edhe për dy grup-kapituj të tjerë dhe po punohet intensivisht që pengesat politike të mos ndërhyjnë në agjendën teknike. Jam optimist që kjo vjeshtë më së fundi do të çojë shumë gjëra përpara”, tha Hasani.

“Do të jemi të përgatitur që të ecim shumë shpejt në rrugëtimin që kemi me veten, me fokus BE-në”, shtoi ai.

Ndërkohë ai gjithashtu tregoi se një strukturë e re do të ngrihet në Ministrinë e Jashtme ku në fokus do të jenë shqiptarët e rajonit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë