Gazeta Si – Një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka kanosur me kërcënuar me armë zjarri shtetasin R. G., 32 vjeç, banues në Tiranë
Polivia thoptë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 84 dhe 278/1 të Kodit Penal pasi më datë 26.08.2024, rreth orës 21:30, në Rrugën e Dibrës, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka kanosur me armë zjarri shtetasin R. G., 32 vjeç, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.