Nga Gazeta ‘SI’ – Aleksandar Veselinoviç është trajneri i ri i Partizanit. Të kuqtë ia kanë besuar stolin serbit 54-vjeçar. Klubi i fundit ku Veselinoviç ka punuar është Al Dafra në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai e ka nisur karrierën si trajner në vitin 2014 me lituanezët e Suduvës dhe më pas ka drejtuar edhe skuadra të tjera si Vojvodina, Spartak Subotica, Çukariçki dhe Al Batin.
Veselinoviç do të zërë vendin e Orges Shehit që u largua në mënyrë konsensuale disa javë më parë, për shkak të mosmarrëveshjeve që pati me klubin në lidhje me merkaton dhe mënyrën se si duhej ndërtuar Partizani i sezonit të ri.
Trajneri i ri i “demave të kuq” pritet të debutojë në stol më 31 gusht në ndeshjen kundër Teutës. Objektivi i skuadrës kryeqytetase mbetet titulli kampion.
Veselinoviç është trajneri i shtatë i huaj në dekadën e fundit pas Sampaios, Iulianos, Sormanit, Lerdës, Agostinelit, Kolelës dhe Zekiç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.