Ekonomi

Ngadalësohet rritja e turizmit në Shqipëri. 2.6 mln hyrje gjatë korrikut

Nga Gazeta ‘SI’ – Hyrjet në Shqipëri gjatë muajit korrik, janë rritur me 2.7% nga një vit më parë, mbi 2.6 mln në total. Ndonëse nominalisht shifra e hyrjeve është më e madhe, rritja është shumë më e vogël se korriku i vitit 2023. Një vit më parë, hyrjet në Shqipëri u rritën me 26.1%.

Sipas INSTAT, 1.8 mln hyrje ishin shtetas të huaj, me rritje 2.7% dhe pjesa tjetër shqiptarë.

Për të njëjtën periudhë, daljet nga Shqipëria raportohen në 2.35 mln, me rritje 10.2% nga një vit më parë.

Në Korrik 2024, 95% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Europës. Europa Jugore zë 71% të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Europian, ndjekur nga Europa Qendrore/Lindore me 10%.

Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 99% të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për pushime, vizitë tek të afërm, etj.

Rritje të ndjeshme në muajin Korrik kanë pasur edhe hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale, me 50.9%.

Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 99 % të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për pushime, vizitë tek të afërm, etj. Në korrik 2024, ky tregues ka shënuar një rritje me 3.7%, krahasuar me korrik 2023. Rritje të ndjeshme në muajin Korrik kanë pasur edhe hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale, me 50.9%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë