Ka ndodhur

Gjendet pa ndjenja teksa po bënte dush, 43-vjeçari i dënuar për drogë ndërron jetë në spitalin e Rrogozhinës

Gazeta Si- Një 43-vjeçar, i cili vuante dënimin në burgun e Rrogozhinës për drogë, ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të hëne në spitalin e Rrogozhinës.

Sipas një njoftimi për mediat, i dënuari Erlad Helshani, i lindur më 23 shkurt 1981 dhe banues në Kavajë, u gjet pa ndjenja nga bashkëvuajtësit e tij, ndërsa po lahej në dush.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekut të institucionit të burgut të Rrogozhinës, i cili e shoqëroi drejt spitalit, Helshani ndërroi jetë në orën 09:15 në Spitalin e Rrogozhinës.

Helshani trajtohej për hipertension dhe nivele të larta të yndyrave në gjak gjatë qëndrimit në IEVP Rrogozhinë. Ai ishte i dënuar me 4 vite e 8 muaj heqje lirie për prodhim të lëndëve narkotike.

Ngjarja po hetohet dhe janë ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme. Drejtoria e Përgjithshme e
Burgjeve njoftoi Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Burgje, Komisariatin e Policisë Rrogozhinë, Prokurorinë dhe familjarët e të ndjerit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë