Ka ndodhur

Pas 8 orësh betejë me zjarrin, shuhen të gjitha vatrat aktive në Gjirokastër

Pas 8 orësh luftë me flakët, zjarrfikësit e Gjirkokastrës, Dropullit e Libohovës kanë arritur të shuajnë të gjitha vatrat aktive.

Operacioni për shuarjen e zjarrit masiv të rënë ditën e djeshme në Topullaraj arriti të përfundonte në orën 05:00 të mëngjesit të së hënës. Falë ndërhyrjes u largua rreziku nga fshatrat Asim Zenel, Arshi Lengo, Topullaraj dhe Dhoksat.

Në vendngjarje kanë vijuar të qëndrojnë një grup prej 50 ushtarësh për fikjen e trungjeve dhe mbajtjen nën monitorim të të gjithë zonës për ndonjë riaktivizim të mundshëm të zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë