Gazeta Si – Një 30 vjeçar ka përfunduar në spital në Tiranë, pas një sherri që pati mëngjesin e së dielës në zonën e ish-Bllokut.
Sipas policisë, shtetasi E. M., 30 vjeç është konfliktuar me G. D., 35 vjeç roje në një parking, i cili e ka goditur me bërryl në fytyrë, duke e lënë pa ndjenja.
Autori i sulmit është arrestuar për vrasje me dashje të mbetur në tentativë, teksa 30 vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.