Ka ndodhur

I ngacmoi të dashurën, goditet për vdekje 4 herë me thikë 34-vjeçari në Astir. Kapet autori

Ka ndërruar jetë në spital, 34-vjeçari Amarildo Hoxhallari, i cili u plagos me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Astrit në Tiranë, nga 25-vjeçari Darmen Keli. 34-vjeçari është goditur 4 herë me mjet prerës dhe nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ku në Unazë të Re, është plagosur me mjet prerës shtetasi A.H., ju informojmë se ky shtetas si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Hoxhallari u godit 4 herë, dy herë në gjoks dhe dy herë në këmbë. Njëra nga plagët ka qenë pranë zemrës. Dyshohet se motiv i sherrit mes dy të rinjve është bërë një vajzë. Nga burime jozyrtare mësohet se shkak i konfliktit, është bërë e dashura e autorit, 25-vjeçarit Darmen Keli. Raportohet se 25-vjeçari goditi me thikë Hoxhallarin, pasi dyshohet se i ka ngacmuar partneren.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë