Nga Gazeta ‘Si’-Një aksident është shënuar pasditen e sotme në aksin Lin-Pogradec në afërsi të fshatit Pojskë, ku një automjet me targa të greke për shkak të prezencës së ujit në rrugë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.
Sipas informacioneve janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Ky është aksidenti i disatë që ndodh në këtë rrugë, ku vetëm 2 ditë më parë 2 automjete u perplasen me njëra- tjetrën dhe si pasojë 3 persona mbetën të plagosur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




