Ka ndodhur

Sekuestrohen 41 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë, nën hetim 50-vjeçarja

Gazeta Si- Një shumë prej 41 mijë eurosh janë sekuestruar në pikën kufitare të Kakavijës në Gjirokastër, ku policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një 50-vjeçare.

Ajo tentoi të dilte nga Shqipëria dhe nga kontrolli u verifikua se shuma monetare nuk ishte deklaruar konform ligjit. Paratë u sekuestruan, ndërsa ka nisur verifikimi për burimin e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë