Ka ndodhur

Tre të plagosur nga një aksident në aksin Pogradec-Lin

Nga Gazeta ‘Si’-Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Udënisht. 

Tre persona kanë mbetur të plagosur nga ky aksident që mësohet se ka ndodhur për shkak të lagështisë në rrugë. Tre personat e plagosur janë nisur për spital. 

Në aksident kanë mbetur të plagosur dy turistë anglezë të cilët po lëviznin me një mjet me targa të Shkupit, ndërkohë që e plagosur rëndë ka mbetur drejtuesja e mjetit tjetër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë