Nga Gazeta ‘Si’- Një zjarr i përmasave të mëdha është aktivizuar mesditën e sotme në kodrat e fshatit Frakull e Vogël në Fier dhe ka përshkuar mbi 30 HA kullota dhe pemtari. I favorizuar nga era e fortë zjarri është përhapur në disa vatra duke përfshirë edhe ullishte.
Edhe pse janë në terren zjarrfikësit nuk mund të bëjnë dot ndërhyrje pasi terreni është malor dhe nuk ka rrugë. Banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri pasi situata është tepër e vështirë dhe zjarri po i afrohet banesave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




