Ka ndodhur

Bënin manovra në det, përplasen me Jet-Ski dy turistët italianë në Velipojë! Humb jetën njëri prej tyre

Nga Gazeta ‘Si’-  Dy Jet-Ski janë përplasur në plazhin e Velipojës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme dhe përplasje mes dy motorëve të ujit ka ndodhur 1 milje jashtë perimetrit të sigurisë si pasojë e manovrave të gabuara.

Dy mjetet lundruese drejtoheshin nga dy të rinj italian N. L., 19 vjeç, dhe S. D., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka ngelur i dëmtuar njëri prej dy drejtuesve, shtetasi N. L, ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës. Të dy mjetet lundruese Jet Ski u bllokuan nga shërbimet e Policisë Kufitare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë