Ka ndodhur

I dënuar 3 vite më parë nga Gjykata e Tiranës, kapet në Kakavijë 56-vjeçari i shpallur në kërkim

 Nga Gazeta ‘Si’-Një 56-vjeçar nga Tirana me iniciale P.P është arrestuar në Kakavijë, në përpjekje për të dalë nga Shqipëria.

Ai rezultonte i shpallur në kërkim dhe i dënuar nga drejtësia shqiptare.

Gjykata e Tiranës në 2021 e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Ndërkohë Policia Kufitare njoftoi se ka shtuar masat për parandalimin e goditjen e paligjshmërive, si dhe për kapjen e personave në kërkim, të cilët mund të përfitojnë nga fluksi i lartë për të kaluar kufirin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë