Nga Gazeta ‘Si’-Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, në një javë kanë bllokuar 32 mjete lundruese nga Ksamili në Koman.
Sipas policisë, mjetet e bllokuara janë 20 jet ski, 7 skafë, 3 gomone dhe 2 varka metalike që kishin të instaluar motor uji.
Në një njoftim zyrtar të Policisë së Shtetit bëhet e ditur se 12 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100,000 lekë.
Drejtuesit e 8 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 100 00 lekë të rinj secili për mospajisje me licencën e operatorit turistik, ndërsa drejtuesit e 10 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10.000 lekë për mungesë dokumentacioni.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




