Ka ndodhur

Furgoni me pasagjerë përplaset me kamionin në Pogradec, plagosen dy persona

Gazeta Si – Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Kalivaç-Pogradec, mëngjesin e kësaj të shtune, ku automjeti tip “Benz”, furgon pasagjerësh me drejtues shtetasin A.H., është  përplasur me një kamion me drejtues shtetasin E.H.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë, shtetasit S. S, dhe H. S., pasagjerë në furgon, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rethanava dhe shkakut të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë