Nga Gazeta ‘Si’- Një punonjës policie i Burgut të Peqinit është arrestuar pasi është kapur me drogë.
Erald Kasmit i është gjetur lënda narkotike ndërsa ka qenë ka qenë duke marrë turnin e punës. Edhe gjatë kontrolleve në banesë, policia i ka gjetur lëndë narkotike.
Dyshohet se lëndën narkotike ua jepte të burgosurve, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse ka dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.
Vazhdojnë hetimet për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje për punonjës ose të dënuar/paraburgosur të përfshirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




