Ka ndodhur

Me armë dhe doza kanabisi gati për shitje, në pranga 2 persona në Fier

Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar në Fier, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”. Policia thotë se në aksin rrugor Pojan-Dërmenas, ndaloi për kontroll automjetin ku udhëtoni të dy këta persona.

Gjatë kontrollit, në mjet u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 170 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe dhjetëra doza kanabis gati për shitje.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë, 170 fishekët e kalibrave të ndryshëm, dozat e kanabisit, 2 celularë dhe automjeti.

“Si rezultat i administrimit të informacioneve të inteligjencës policore, të siguruara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se 2 shtetas lëviznin të armatosur dhe me doza cannabisi me vete, të gatshme për shitje, Komisariati i Policisë Fier, në aksin rrugor “Pojan-Dërmenas”, ndaloi për kontroll, automjetin që drejtonte shtetasi P. F. alias P. Xh. dhe ku ishte pasagjer E. H.,”, – njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë