Gazeta Si – Policia e Shkodrës ka zbardhur tentativën e vrasjes me armë zjarri të 43-vjeçarit Çel Shabaj mbrëmjen e të martës, ku 3 persona janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim pas fërkimit të automjeteve.
Ngjarja u shënua rreth orës 20:40 të 13 gishtit 2024, në fshatin Postribë. Policia tha se arrestoi shtetasit Kristian Kakija, 29 vjeç, Artan Kakija., 28 vjeç dhe Lulëzim Kakija, 24 vjeç, të afërm të njëri-tjetrit, ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit Z. K., 28 vjeç, F. L., 25 vjeç dhe A. Rr.,25 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. Personi i plagosur në këmbë, me autorin kanë fërkuar automjetet në aksin rrugor dhe më pas kanë dalë nga makina duke debatuar me njëri tjetrin. Autori më pas ka nxjerrë armën duke plagosur Shabajn në këmbë.
Dyshimet e para janë se është Kristjan Kakija personi që ka qëlluar dhe i është sekuestruar dhe arma me të cilin ndodhi plagosja.
Materialet në prokurorinë e Shkodrës u referuan për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkepunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.