Ka ndodhur

Tre aksidente në pak orë, në Rubik humb jetën 55-vjeçari. Dy të plagosur në Pogradec e Fushë Krujë

Gazeta Si – Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Rubik, ku një mjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi 55-vjeçar L.L., banues në Laç.

Sipas policisë, 55-vjeçari ishte punonjës i një firme për nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve dhe po shkonte për te kantieri i punës. Po punohet për të zbardhur shkaqet e aksidenti

Më herët, rreth orës 01:10 të mëngjesit, në aksin rrugor “Pogradec-Tushemisht”, shtetasi A. Ç, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Shtetasi A. Ç, është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rezikut për jetën.

Po ashtu, mëngjesin e kësaj të hëne, një aksident ndodhi edhe në superstradën Fushë-Krujë-Thumanë në afërsi të Dervenit.

Një automjet “Mercedes” me targa italiane me drejtues E.B., është përplasur me një ‘Ford’ me drejtues V.D. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar njëri nga drejtuesit e mjeteve. Nga goditja njëra nga makinat ka përfunduar mbi mbrojtëset metalike të rrugës.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër në qendrën shëndetësore Fushë-Krujë pasi është në gjendje shoku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë