Ka ndodhur

I vuri flakën tokës së kushëririt, arrestohet 58-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Një 58-vjeçar në Tiranë u arrestua, pasi i ka vendosur zjarrin një toke në pronësi të kushëririt të tij në fshatin Prush.

Sipas asaj që njofton policia 58-vjeçari dyshohet se i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke me pemë dhe shkurre ku është arrestuar në flagrancë nga uniformat blu.

Blutë gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur dhe sekuestruar, të arrestuarit një mjet prerës thikë dhe një çakmak. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë