Ka ndodhur

Dy aksidente në Fier dhe Koplik, makinat përplasin për vdekje drejtuesit e motomjeteve

Gazeta Si – Dy të vdekur është bilanci i aksidenteve rrugore që janë regjistruar këtë të dielë në vetëm 5 minuta diferencë kohore nga njëra-tjetra, në Fier dhe Koplik.

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Fier-Seman, në fshatin Topojë, ku një automjet tip “Mercedes-Benz” ka përplasur për vdekje banorin e zonës, V.S.,, rreth 60 vjeç, i cili po udhëtonte me motomjetin e tij.

Sipas banorëve, automjeti ishte futur në parakalim dhe i bllokoi krahun viktimës, duke e hedhur atë në një kanal pranë rrugës.

Rreth mesditës, një tjetër aksident me pasojë vdekjen ndodhi këtë të diel, ku një 66-vjeçar humbi jetën në aksin Koplik-Bajzë.

Viktima ishte duke udhëtuar me një motor kur është përplasur nga makina. Si pasojë e dëmtimeve të rënda, ai humbi jetën. Ndërkohë shoferi i makinës është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Po ashtu sot, u përfshi nga flakët një automjet tip “Ford” në afërsi të fshatit Kaninë, duke ecur përgjatë “by-passit” të Vlorës.

Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike, por dhe temperaturat e larta si dhe trafiku i rënduar në këtë të diel. Automjeti është djegur totalisht ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Pak minuta më pas, një tjetër makinë është u përfshi nga flakët përgjatë “by-passit” në afërsi të fshatit Babicë.

Shoferi dhe familjarët kanë dalë nga makina e cila ka marre flakë në pjesën e parë dhe pikërisht ne motor për shkak te nxehtësisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë