Ka ndodhur

Autoboti mori flakë në pikën e karburantit, humb jetën në spital shoferi 35-vjeçar

Gazeta Si – Shoderi 35-vjeçar i autobotit që u përfshi nga flakët në një pikë karburanti në autostradën Durrës-Tiranë dy ditë më parë, ka humbur jetën në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi të premten në një pikë karburanti. 35-vjeçari Evis Prendi ishte shtruar në spital, por humbi jetën si pasojë e shkallës së lartë të djegies që kishte pësuar. Bashkë me të u lëndua edhe një 20-vjeçar.

Flakët e autobotit shkaktuan shtëllunga të mëdha tymi. Ngjarja u regjistruar teksa autoboti shkarkohej në pikën e karburantit.

Zjarri u përhap me shpejtësi, por ndërhyrja e punëtorëve të pikës, policisë dhe zjarrfikësve bëri të mundur neutralizimin e zjarrit. Pas shuarjes së tij, policia e Durrësit ka nisur hetimet mbi rrethanat e ngjarjes dhe për të zbuluar nëse janë respektuar kushtet e sigurisë në pikën e karburantit që ra zjarri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë