Ka ndodhur

Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një automjeti në Kurbin

Gazeta Si – Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mëngjesin e kësaj të diele në Kurbin. Burime paraprake nga policia, bëjnë me dije se është qëlluar me armë drejt një makine në ecje afër fshatit Bushnesh, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa burimet thonë se mjeti drejtohej nga një shtetase e huaj, identiteti i së cilës ende nuk bëhet me dije.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të 11 gushtit, ndërsa drejtuesja e mjetit dhe persona të tjerë janë shoqëruar në Komisariatin e Laçit dhe po merren në pyetje lidhur me ngjarjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë