Lajme

Temperatura deri në 40 gradë, Shqipëria e prekur nga rrymat ajrore afrikane

Temperatura deri në 40 gradë celcius në të paktën 3 qarqe të vendit: Elbasan, Berat e Gjirokastër. Ky është parashikimi i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ndërsa vendi është nën ndikimin rrymave ajrore të nxehta me orgjinë nga veriu i Afrikës.

Vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i masave të ajrore të nxehta.

Moti pritet të jetë i kthjellët e orë të plota me diell pa përjashtuar vranësirat të pakta kalimtare në relievet e larta malore kryesisht në jug të vendit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare (bezdisëse për pushuesit) kryesisht ditën e shtunën, lugina e male era fiton shpejtësi 10-13m/sek, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-3ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë