Gazeta Si – Një 24-vjeçar ka rënë në pranga në Durrës, pasi akuzohet për mashtrim. I riu është arrestuar pasi ka marrë një makinë me qira, por nuk e ka kthyer më.
Kallëzimin e ka bërë S. L., pëe 24-vjeçarin Sh. B. që nuk i kishte kthyer një automjet që ia kishte dhënë me qira.
24 vjeçari, banues në Koplik, u arrestua për veprën penale “Mashtrimi”.
Më datë 31.07.2024, ky shtetas i ka marrë me qira një automjet shtetasit S. L. dhe nuk ia ka kthyer, me pretendimin se kur ka udhëtuar në Greqi, automjetin ia kanë bllokuar autoritetet greke.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




