Ka ndodhur

Vrasja e Dritan Idrizit pas sherrit për borxhin 5 mijë euro, arrestohen autori i dyshuar dhe 2 familjarë

Gazeta Si - Tre shqiptarë janë arrestuar në lidhje me vrasjen e shqiptarit Dritan Idrizi, ngjarje e ndodhur në Tavullia të Italisë.

Mes tyre, dy akuzohen për dëmtime të rënda ndërsa një tjetër, për vrasje. Sipas asaj që shkruajnë mediat, autori e ka pranuar krimin, por ka thënë se ka reaguar për të mbrojtur veten, gruan dhe djalin.

Dinamika e ngjarjes ka qenë kështu: fillimisht ka pasur një debat të ashpër mes dy familjeve. Autori ka qenë bashkë me gruan dhe fëmijën. Ndërsa viktima ka qenë i shoqëruar me dy të afërm të tjerë, një 28-vjeçar kamarier dhe një 54-vjeçar bodybuilder.

Por më pas ka filluar dhuna që çoi në vrasjen me thikë të 38-vjeçarit Idrizi. Arsyet e ngjarjes po hetohen ende. Sipas informacioneve të para, viktima kishte për të mbledhur një shumë prej 5 mijë eurosh për një punë ndërtimi.

Rreth 20 të afërm të tij u mblodhën para morgut. Kërkesa e tyre ishte të shihnin trupin e njeriut të tyre, por duke qenë se po kryhet autopsia u desh ndërhyrja e policisë që të ndalonin shqiptarët.

Sipas mediave italiane, Idrizi ishte dërguar në spital nga disa të afërm, por plagët ishin shumë të rënda. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve ai nuk mundi të mbijetonte.

38-vjeçari ishte babai i një vajze të vogël. Së fundmi jetonte në shtëpinë e një të afërmi në San Giovanni. Ai ishte i papunë dhe kishte një precedent penal, pasi në 2017-ën ishte arrestuar për drogë.

Banues në Riccione, ai u godit me thikë tre herë në gjoks, teksa plaga që i mori jetën ishte ajo në zemër. Pavarësisht se u dërgua në spital, nuk arriti të mbijetonte. Nga përleshja pati të paktën edhe 3 të plagosur, që po trajtohen, mes tyre edhe gruaja e autorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë