Ka ndodhur

Vodhi 9 milion lekë të vjetra në një banesë, kapet 30-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Një 30-vjeçar në Tiranë është arrestuar, pasi dyshohet të ketë vjedhur një sasi parash në një banesë në rrugën “Mihal Popi”.

Bëhet e ditur se në pranga është vënë  E.A., 30 vjeç, banues në Bulqizë. Nga hetimet e para dyshohet se më 2 gusht, ai ka vjedhur 900.000 lekë të rinj në një banesë.

Në cilësinë e provës janë sekuestruar 2800 euro dhe veshje që autori i dyshuar ka patur gjatë vjedhjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë