Gazeta Si – Një punëtor nga Egjipti ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia në fshatin Ruzhdije në Patos.
Sipas burimeve paraprake, punëtori, 37 vjeç dhe me origjinë egjiptiane, ishte duke punuar në një shtyllë të tensionit të lartë kur ndodhi incidenti.
“Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi M. S., duke punuar për vendosjen e shtyllave të tensionit, ka rënë nga lartësia, dhe për pasojë ka humbur jetën.”, – njofton policia.
Në vendgjarje ka mbërritur policia për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




