Ka ndodhur

Plagosje me thikë në Durrës, arrestohet 45-vjeçari me probleme të shëndetit mendor

Gazeta Si- Një 60-vjeçar, M.V., ka mbetur i plagosur nga një sulm me thikë këtë të mërkurë në Durrës.

Policia thotë se autori është një 45-vjeçar, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. I lënduari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa autori është shoqëruar për në komisariat.

Në njoftimin e saj, policia thekson se konflikti ka qenë për motive të dobëta. “Plagosi me mjet prerës (thikë), një 60-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, autori i dyshuar. Në lagjen nr. 6, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi rreth 45 vjeç (me probleme të shëndetit mendor) dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit në Komisariat, për veprime të mëtejshme”, – njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë