Gazeta Si – Një i moshuar rreth 70-vjeç, ka humbur jetën këtë të martë si psojë e një aksident i të rëndë në Vlorë në zonën e Triportit.
Policia totë se një makinë ka përplasur një motor dhe për pasojë drejtuesi i motorit ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Triportit”, ku automjeti me drejtues shtetasin N.P., është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 70 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi N. P., është shoqëruar në komisariat, për veprimet procedurale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




