Treg

‘Ringjallen’ bursat botërore, por zhvlerësohet ari. Rritet çmimi i Bitcoin dhe naftës

Tregu i aksioneve japoneze “u ringjall” të martën e 6 gushtit, pas rënies drastike të një dite më parë.

Indeksi Nikkei i Japonisë u rrit më shumë se 10% pas rënies me 12.4% të hënën, që shënoi rënien më të fortë në bursë që prej 1987-s.

Edhe bursat e Wall Street u stabilizuan me S&P 500 që u rrit me 1.5%, Nasdaq me 2% dhe aksionet europiane me 1.24%.

Monedhat po ashtu patë një rikthim në normalitet, me dollarin që u rrit lehtë përballë jenit japonez, pas dobësimit me 1.5% një ditë më parë.

Në metalet e çmuara, ari është zhvlerësuar me 1.52% brenda natës. Nga ana tjetër, nafta u shtrenjtua me 1.6%.

Bitcoin ka shënuar një rritje të fortë brenda natës dhe tregtohet me një çmim 8.2% më të lartë se një ditë më parë, 55.7 mijë dollarë. Edhe kriptomonedhat e tjera më të vogla përjetuan  një rritje, por tregu mbetet ende i pasigurt lidhur me të ardhmen financiare në SHBA dhe botë./Reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë